Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Gllavçev: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit

Foto: BTA

Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit të mbledhjes sonte të Këshillit të Sigurimit të Këshillit të Ministrave të thirrur nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev lidhur me sfidat dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare të Bullgarisë si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Në takim morën pjesë ministrat e punëve të brendshme, të mbrojtjes, krerët e shërbimeve të sigurisë, përfaqësues të partive politike nga parlamenti.

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria po bën thirrje për de-përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme në sinkron me qëndrimin evropian për këtë çështje.

Gllavçev theksoi gjithashtu reagimin e shpejtë të Bullgarisë ndaj evakuimit të qytetarëve bullgarë nga Libani.

"Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve bullgarë," theksoi ai.

Ministria jonë e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat bullgare në Bejrut, Tel Aviv dhe Teheran. Misionet tona diplomatike në Liban, Izrael dhe Iran vazhdojnë të punojnë, tha më herët sot zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Elena Shekerletova. Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare është thirrur nga presidenti Rumen Radev për të premten, më 4 tetor.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hidrocentrali elektrik

Shteti do të garantojë një hua prej 79 milionë eurosh për riparimin e hidrocentralit elektrik “Çaira”

Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për financimin e një projekti investimi “Modernizimi dhe rehabilitimi i hidrocentralit elektrik “Çaira”...

botuar më 24-10-30 3.36.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bëri thirrje për formimin më të shpejtë të një qeverie të rregullt

U bëjmë thirrje politikanëve për vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv, sepse është në dorën e tyre që të formojnë një qeveri të rregullt dhe të qëndrueshme, çka e dëshirojmë të gjithë, deklaroi në fillim të mbledhjes së qeverisë në detyrë..

botuar më 24-10-30 12.38.MD
Ivelin Mihajllov

“Veliçie” kërcënon me protesta “të dhunshme” kundër rezultateve të zgjedhjeve

Ende nuk kemi përgjigje nga ndonjë parti politike për propozimin që në Legjislaturën e re të 51-të të Kuvendit Popullor të ketë një kordon sanitar rreth "DPS - Fillimi i Ri", tha për "Nova Tv" bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill..

botuar më 24-10-30 12.07.MD