Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Ndërprerja e dhunës në Lindjen e Mesme kërkon përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare

Presidenti Radev
Foto: BTA

Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha para gazetarëve në Burgas presidenti Rumen Radev. Kreu i shtetit tregoi se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka potencial të kërcënojë paqen në të gjithë rajonin dhe bëri thirrje për përmbajtje dhe arsye.

“Është koha që spiralja e dhunës dhe vuajtjes në Lindjen e Mesme të ndalet dhe kjo kërkon një përpjekje jo vetëm nga vendet e përfshira, por edhe një përpjekje të vazhdueshme nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar”, theksoi presidenti.

Nga fjalët e tij u bë e qartë se autoritetet bullgare po monitorojnë situatën, duke vlerësuar mundësinë e rritjes së presionit migrator ndaj Bullgarisë, si dhe rrezikun e sulmeve asimetrike në rajon.

Më shumë hollësi nga arkivi i Radio Bullgarisë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Psikiatrit kërcënuan me dorëheqje kolektive

Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..

botuar më 25-03-26 2.16.MD

Deputetët rivendosën grupin parlamentar MEÇ

Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..

botuar më 25-03-26 12.01.MD

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po shqyrton ndalimin e telefonave celularë në shkolla

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit ndryshime legjislative për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, njoftoi ministri Krasimir Vëllçev. Tekstet do t'u paraqiten deputetëve në maj ose qershor. “Dhe për momentin kemi ndalimin e..

botuar më 25-03-26 11.16.PD