Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Nuk ka asgjë më të mirë se të shohësh të gjithë në aeroplan duke buzëqeshur, të gjithë janë gjallë dhe mirë. Ne po diskutojmë të gjitha opsionet për evakuim, nuk përjashtohet një fluturim i dytë. Unë thashë se gjëja më e rëndësishme është mënyra më e sigurt e evakuimit. Në momentin kur gjithçka është përgatitur do të realizohet edhe fluturimi dytë”, tha Glavçev.
Në mesin e bullgarëve që janë kthyer me fluturimin e organizuar, nuk ka asnjë që ka deklaruar nevojë për akomodim. Ministria e Brendshme është e gatshme të ndihmojë me bazat e saj për ata që kërkojnë strehim të përkohshëm.
Evakuimi vjen në mes të një operacioni të kufizuar lokal tokësor të shpallur nga Izraeli përgjatë kufirit me Libanin.
Një festë shumëngjyrëshe e Pashkëve nën sloganin "Le të këndojmë, le të kërcejmë në Pashkë, në shesh" do të zhvillohet sot në ambiente të hapura në qytetin Stara Zagora(Bullgaria Jugore). Për humorin e mirë do të kujdesen grupe të shumta..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të Bosilegradit. Fëmijët do të konkurrojnë në tre kategori - për vezën më të fortë, më të bukur dhe më..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe rreth malit Stara Pllanina. Temperaturat minimale do të..
Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe..
Ngjallja e Krishtit në qytetin Veliko Tërnovo, Bullgari Veriore, do të mirëpritet në majë të Kalasë Carevec. Portat e kalasë do të hapen në orën 22:30..
Tradicionalisht, në prag të festave të Pashkëve, fëmijët nga shkolla "Mbreti Simeoni i Madh", në fshatin Ivanjane, rajoni i Sofjes, u organizuan një..