Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë" (ITN) parashikon ndalimin e plotë të procedurës, përderisa ai i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - mundësia që kjo të bëhet me rekomandim mjekësor në rast rreziku serioz për shëndetin dhe jetën e fëmijës.
Nga PP-DB komentuan se nuk deshën të merreshin me tema inekzistente, por duke pasur parasysh atë që ndodhi me projektligjin e propozuar nga “Vëzrazhdane” për të ashtuquajturën propagandë LGBT, duhet të ndërmerreshin veprime për të minimizuar dëmet nga projekti i ITN.
Në lidhje me faktin që deputetët e PP-DB votuan kundër propozimeve të tyre, Toshko Jordanov nga ITN tha: "Unë votova “pro” për t'i dhënë mbështetje morale grupit të paorientuar seksualisht që propozoi ligjin dhe vërtetoi se çorientimi seksual çon në çorientim mendor sepse ata propozojnë diçka që më pas nuk mund ta mbështesin vetë.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..