Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë këtyre ditëve, në shtetet anëtare organizohen një sërë eventesh lidhur me këtë kauzë. Sot në klubin “The Steps” në Sofje, nga ora 11:00 deri në 13:00, do të mbahet “Kafeja e Gjuhës”, ku të gjithë, madje edhe fillestarët, do të mund të mësojnë fjalët bazë në frëngjisht, anglisht, finlandisht, Irlandisht, polonisht, italisht, portugalisht, spanjisht... direkt nga folësit amtarë.
Një tjetër event interesant është planifikuar për datën 28 shtator, ditën e shtunë. Ky është Panairi i Gjuhës, i cili do të mbahet nga ora 10:30 deri në orën 14:00 në kopshtin e qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në Sofje. Panairi organizohet nga Përfaqësia e KE-së në Bullgari së bashku me Akademinë Bullgare të Shkencave, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", institutet gjuhësore dhe kulturore nga grupi EUNIC, konsullatat dhe ambasadat.Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim të hapur të Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit. Kjo do të thotë që një megavat-orë do të..
Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryeministri Rosen Zheljazkov vizituan Uzinën Ushtarake “Arsenall” në Kazanllëk. Menaxhmenti i kompanisë prezantoi aftësitë teknologjike të uzinës, kapacitetet kryesore të prodhimit, si dhe proceset..
Pavarësisht përpjekjeve aktive dhe të synuara për rekrutim, përqindja e pozicioneve të lira në agjenci mbetet e lartë. Kjo raportohet nga Agjencia Shtetërore e Inteligjencës në raportin e saj për vitin 2024, të publikuar në faqen e internetit të..
Në vitin 2024, 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) (21.0% e popullsisë) kanë qenë në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, sipas të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 7 gradë. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell,..
Kryengritja e Prillit është një shembull, se liria nuk është një dhuratë për ne dhe se revolucionarët bullgarë dhanë atë që mundën, domethënë - jetën e..