Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Foto: BGNES

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy javësh, ne mund të shohim përsëri drejt arsimit bullgar, me syrin e atyre personave që fjalë për fjalë janë çdo ditë në vijën e parë të frontit - mësuesve bullgarë.

Pavarësisht rolit kyç të mësuesit, një pjesë e shoqërisë sonë ende nuk e mirëkupton dhe respekton punën e njerëzve në fushën e arsimit. Pavarësisht rritjeve të vazhdueshme të pagave, shkolla bullgare vazhdon të përjetojë një uri për mësues. Kërkohen kryesisht mësues të shkollave të mesme në matematikë, fizikë, gjuhë dhe letërsi bullgare, në lëndë të specializuara dhe në profilet e gjuhëve të huaja. “Jam i bindur se të gjithë drejtorët e shkollave dhe mësuesit e dinë shumë mirë se cilat janë problemet në sistem, por ato hasin një rezistencë në shoqërinë tonë” - thotë Prof. Hristo Bonxhollov, mësues shumëvjeçar dhe ish-rektor i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij":
Prof. Hristo Bonxhollov
“Dikur ishim të bashkuar - mësues, prindër, nxënës dhe kishte rezultat. Tani ata hasin rezistencë, shoqëria fillon të mësojë mësuesin, të japë shembuj të arsimit në Evropë dhe SHBA, edhe pse mund të mos ketë shkelur kurrë në këto vënde. Dhe shoqëria nuk dëshiron të pranojë që rrugët tashmë dihen kudo, sistemi arsimor është shpikur shumë kohë më parë. Në një vend fqinj ballkanik, kur dikush flet me një mësues, ai thonë: "Respekte, mësues!" – dhe nuk ka rëndësi nëse është mësues shkolle apo pedagog universiteti, ai është shumë i respektuar. Kështu ka qenë edhe në Bullgari, por vite më parë. Kur isha rektor i universitetit, në ditën e parë të shkollës së lartë iu drejtova studentëve me disa fjalë të thjeshta dhe ato ishin: mirëdita, përshëndetje, nëse dëshironi, ju lutem. Këto janë fjalë që mësohen fillimisht në shtëpi, pastaj në shkollë dhe më pas në universitet, dhe nëse nxënësit dhe studentët nuk i kanë mësuar këto gjëra të rëndësishme, atëherë sistemi ynë arsimor nuk ka se si të zhvillohet mirë. Nuk ka kuptim të arsimojmë të paedukatin, pasi gjërat përkeqësohen”.

Deri më tani nuk ka tregues objektivë që të mund të masin cilësinë e arsimit në një institucion të caktuar arsimor ndërsa për universitetet është e një rëndësie parësore që të sigurohet qartësia në lidhje me realizimin profesional të studentëve pas diplomimit të tyre në një degë të caktuar, thotë Prof. Hristo Bonxhollov dhe tregon për një problem të shkollës së lartë:

"Si rezultat i llogaritjeve të pamenduara mirë, në vend ka mbi 1000 vende vakante pedagogjike. Vetëm në universitetin tonë janë diplomuar mbi 1000 mësues, por ku shkojnë këta njerëz pas kësaj? Dhe nëse nuk e realizojnë veten si mësues, pse ne vazhdojmë të pranojmë në këtë degë të njëjtat shifra. Nga këndvështrimi im është gabim të theksohet aryeja bamirëse se në këtë mënyrë të rinjtë nuk do të largohen nga vendi dhe në të njëjtën kohë të pengohet sistemi. Ndarja në hierarkinë universitare mes asistentit, kryeasistentit, profesorit të asociuar dhe profesorit tashmë po mjegullohet. Edhe asistentët me kontratë të përkohshme sigurohen në të njëjtën mënyrë si profesorët e asociuar, por diferenca mes tyre është të paktën 20 vjet përvojë. Është më mirë të sigurohet një nivel më i mirë shpërblimi për specialistin e dëshmuar dhe jo për atë që së shpejti mund të largohet nga sistemi” - këshillon Prof. Bonxhollov.

Foto: BGNES, Ani Petrova, Gergana Mançeva, Pexels

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shëtitje me sy të lidhur nëpër rrugët e Sofjes tregon se sa e vështirë është për të verbrit të qarkullojnë

15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme në të parin dhe veçanërisht lidhjen e tyre me shoqërinë tonë. Shkopi i bardhë njihet si një..

botuar më 24-10-15 2.21.MD

Montana - qyteti përtej shablloneve

Montana është një nga qytetet rajonale në veriperëndim të Bullgarisë. Sipas statistikave, rajoni nuk mund të mburret me tregues veçanërisht të lartë në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, arsimit, shërbimeve sociale. Sipas të dhënave të vitit të..

botuar më 24-10-15 7.20.PD
Kryetari i

“Shoqata për Identitetin Bullgar” u regjistrua në Shqipëri

“Shoqata për Identitetin Bullgar” e sapokrijuar u prezantua më 3 tetor në Ambasadën e Bullgarisë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Shoqata u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në gjykatë më 24 shtator 2024 me adresë në qytetin e Tiranës,..

botuar më 24-10-14 7.15.MD