Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Foto: bgmf.eu

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin Globoçeni, 24 stola për pjesët qendrore të fshatrave të Prespës së Vogël (Cerje, Zrnosko, Shulin, Globoçeni, Gjoricë e Poshtme , Gjoricë e Sipërme dhe Tuminec)dhe tre makina fotokopjuese multifunksionale për godinën e rinovuar të Komunës në Pustec. Kontejneri mjekësor do të lejojë praninë e përditshme të një personi mjekësor në fshatin Globoçeni, banorët e të cilit aktualisht udhëtojnë deri në fshatrat Pustec ose Gjoricën e Poshtme nëse kanë nevojë për ekzaminim apo injeksione.

Në dorëzimin e donacionit morën pjesë ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Ivajllo Kirov, kryetari i Bashkisë Pustec Pali Kolefski, nënkryetari i komunës Jani Nikolla, përfaqësues të Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, media dhe banorë të fshatit Globoçeni.

“Ky rajon ka një vend të veçantë në zemrat tona dhe jemi të bindur se së bashku do të arrijmë të bëjmë ndryshime më domethënëse dhe pozitive në jetën e njerëzve në Pustec dhe Prespën e Vogël”, thanë nga ekipi i “Kujtesës Bullgare”.

“Dua të shpreh respektin tim të madh për kryetarin e Fondacionit të Kujtesës Bullgare, Dr. Milen Vrabevski, për ndihmën e tij në këtë zonë. Ai gjithmonë bën gjithçka që është e mundur për të ndihmuar nevojat e banorëve të komunës sonë”, tha në fjalinë e tij kryetari Pali Kolefski.

Më shumë për bullgarët në Shqipëri mund të lexoni në botimet e mëposhtme të Radio Bullgarisë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Rregullat e lojës" të energjisë së gjelbër në planin e BE-së të Mario Draghit

Vitin e kaluar, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian vuante nga inflacioni galopant dhe rritja e ndenjur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ngarkoi ish-guvernatorin e Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrin italian Mario..

botuar më 24-09-18 2.16.MD

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD
Patriku bullgar Dniill

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..

botuar më 24-09-16 10.46.PD