Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

E mërkurë me diell dhe e ngrohtë

Foto: BGNES

Të mërkurën, më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje - rreth 26°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pasdite vranësirat do të rriten nga perëndimi dhe deri në mbrëmje në masivët në Bullgarinë Perëndimore do të ketë reshje të shkurtra shiu, gjithashtu ka mundësi për bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 20°, në 2000 m – rreth 12°.

Në orët e mëngjesit përgjatë Detit të Zi do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta të shtresuara. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të jenë 23°-26°, kurse ajo e ujit të detit - 22°-23°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD