Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Sofjen dhe Tiranën, Korridori Nr. 8 mbetet një objektiv i përbashkët strategjik

Takimi i ministrave Ivan Kondov dhe Igli Hasani gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork
Foto: MPJ

Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të aktivizuar bashkëpunimin në të gjitha sferat me interes të përbashkët. Kondov konfirmoi mbështetjen e Sofjes për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe përshëndeti përpjekjet e Tiranës për të forcuar bashkëpunimin rajonal. Të dy konfirmuan se ndërtimi i përshpejtuar i Korridorit Nr. 8 nga Adriatiku deri në Detin e Zi është një objektiv i përbashkët strategjik. Një theks i veçantë i kushtohet rolit të pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri,  si një urë e rëndësishme miqësie dhe një faktor për forcimin e besimit. Kondov shprehu kënaqësinë për organizimin dhe kryerjen e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri dhe mundësinë që i është dhënë komunitetit bullgar për të deklaruar lirisht identitetin e tyre, njoftoi Ministria e Jashtme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD