Bullgaria mund të humbasë 63 milionë euro nga mjetet evropiane të ndara falas për blerjen e pajisjeve teknike për kontrollin kufitar, të nevojshme për anëtarësimin tonë të plotë në zonën Shengen. Kështu ka paralajmëruar deputeti i PP-DB-së, Martin Dimitrov. Sipas tij, qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit i ka shënuar një autogol Bullgarisë.
“Për shkak të Shengenit, Bullgaria duhej të blinte skanerë të veçantë për një kontroll më të mirë të kufirit. Kishte një kërkesë për të shpallur një prokurim publik, por prokurimi publik u ndërpre dhe u zgjodh një kompani e caktuar me arsyetimin se meqenëse bëhet fjalë për veprimtari hetimore, ka mundësi për një mënyrë të tillë veprimi. Ky është një gabim i madh, sepse të gjithë ata që nuk e duan Shengenin tokësor të Bullgarisë, tani kanë një arsye formale për të kërkuar shtyrjen e tij”, komentoi Dimitrov. “Fakti që Bullgaria anuloi një prokurim publik dhe filloi negociata të drejtpërdrejta dhe të fshehta me një kompani të panjohur tashmë po dëgjohet në Bruksel dhe po shkakton tensione serioze”, tha eurodeputeti Radan Kënev.Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për këtë u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare shpreh ngushëllimet e..
Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..
Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Janë rreth 700 mijë persona me shkallë të ndryshme aftësie të kufizuara që kanë nevojë për shërbime dhe mbështetje të ndryshme sociale. Këtë e ka bërë të..