BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me komentet e zëvendëskryeministrit Aleksandër Nikolloski. Në një intervistë televizive, ai i quajti bullgarët "të paqytetëruar" dhe mohoi kategorikisht se të dy vendet kanë një histori të përbashkët. Sipas BSP, reagimi i palës bullgare duhet të jetë "jashtëzakonisht i ashpër". Fjalët e Nikollovskit janë për mungesën e flamurit të RSM-së në takimin joformal të presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska-Davkova të premten më 13 shtator.
“Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të tërhiqet menjëherë, derisa Bullgaria dhe bullgarët nuk marrin falje të duhur për fyerjet ndaj shtetit dhe popullit bullgar!”, shkroi në një mesazh për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të DPS-së, Deljan Peevski.
“Mendoj se fjalët janë ofenduese dhe të pamatura, dhe politikanët maqedonas duhet ta kuptojnë një gjë – nëse duan të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian, duhet të respektojnë marrëveshjet e shkruara”, ishte kategorik Asen Vasilev nga PP-DB.
Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka vend në BE, komentoi kryetari i Grupit Parlamentar të ITN-së Toshko Jordanov në margjinat e Kuvendit Popullor.
Ministria e Punëve të Jashtme doli me një qëndrim për rastin. “Në lidhje me kualifikimet e njëpasnjëshme fyese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar nga zyrtarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne refuzojmë kategorikisht të përfshihemi në një ton të tillë joevropian dhe të papajtueshëm me edukimin e mirë. Partnerët tanë janë të njoftuar për provokimet e paprovokuara, duke përfshirë edhe prishjen e dialogut. Edhe një herë rikujtojmë rëndësinë kyçe të zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratën e departamentit tonë diplomatik.
Më shumë hollësi për vizitën e delegacionit maqedonas në Sofje mund të lexoni në postimet e mëposhtme:
Ministri i jashtëm maqedonas refuzoi një takim me homologun e tij bullgar në Sofje
Rruga drejt prosperitetit ekonomik të romëve kalon përmes legjitimimit kulturor, tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve - 8 Prill, Ognjan Isaev, drejtor i programit “Mundësitë dhe Arritjet Arsimore” të Fondacionit “Trust i Alternativës..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda trafiku. Masat janë rezultat i përkushtimit të ministrit Georgi Georgiev ndaj prindërve, fëmijët e të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thirr sot një takim lidhur me sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve nëpër rrugët e vendit. Në të do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të departamenteve përkatëse dhe të sektorit joqeveritar. Do të diskutohen..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të..