Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Arsimit Galin Cokov u uroi nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve për Vitin e Ri Shkollor

Galin Cokov
Foto: BTA

Me rastin e ditës së parë të shkollës, ushtruesi i detyrës së ministrit të arsimit dhe shkencës, Prof. Galin Cokov, iu drejtua drejtorëve, arsimtarëve dhe specialistëve pedagogjikë në institucionet arsimore, nxënësve të klasës së parë dhe nxënësve dhe prindërve. Duke e quajtur ditën festë të iluminizmit, ministri Cokov theksoi se në shkollën bullgare fëmijët jo vetëm grumbullojnë njohuri, por zhvillohen edhe si personalitete. Prandaj, sipas fjalëve të tij, "detyra më e rëndësishme përpara sistemit arsimor është në fakt t'i mësojë ata të jenë njerëz të mirë, mision që brezat e arsimtarëve bullgarë e përmbushin me përkushtim dhe vetëmohim".

Fëmijëve ministri Cokov u uroi të ëndërrojnë dhe të krijojnë miqësi dhe të mos harrojnë se në shkollë mund të gjejnë mirëkuptim dhe mbështetje. Ministri i arsimit përgëzoi edhe shkollat ​​bullgare jashtë vendit “të cilat përmes dijes bëjnë që mijëra fëmijë të ëndërrojnë dhe të ruajnë kujtimin për atdheun”. “Sot festojmë së bashku, sepse Bullgaria është kudo, ku të paktën një zemër bullgare rreh!”, theksoi Galin Cokov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Një pjesë e opozitës nuk do ta mbështesë votën e mosbesimit ndaj qeverisë

"Ka një popull të tillë" mbetet pas marrëveshjes së koalicionit dhe vazhdon të punojë me partnerët si një qeveri minoritare. Këtë e deklaroi deputetja Pavella Mitova pasi Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Ahmed Dogan njoftoi se po largohet nga..

botuar më 25-04-16 9.56.PD

DPS e Ahmed Dogan largohet nga shumica qeverisëse

Në një takim të përbashkët të Byrosë Qendrore Operacionale dhe Grupit Parlamentar të partisë DPS-DPS rreth kryetarit nderi Ahmed Dogan, u vendos që lëvizja të tërheqë mbështetjen e saj për shumicën qeverisëse. Si arsye, deputeti Valentin Tonçev..

botuar më 25-04-16 9.32.PD

Parashikimi i motit për 16 prillin

Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës në rajonet lindore do të ketë ende vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga..

botuar më 25-04-15 7.40.MD