Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov anuloi shfaqjen ajrore në Bazën e Tretë Ajrore për shkak të një aksidenti me një avion L-39, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aksidenti ndodhi gjatë përgatitjeve për demonstratat me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në NATO. Avioni stërvitor L-39 u rrëzua në Bazën Ajrore "Graf Ignatievo" teksa kryente një manovër komplekse në një lartësi jashtëzakonisht të ulët. Dy pilotët nuk kishin kohë reagimi për të bërë katapultë. Ata vdiqën. Një hetim është duke u zhvilluar. U morën masat për lokalizimin e zjarreve dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti Rumen Radev mori pjesë si bashkë-pilot në një fluturim demonstrues të një avioni luftarak F-16 në bazën ajrore me ftesë të Forcave Ajrore të SHBA-së.
Aeroplani stërvitor L-39 është në shërbim në Bullgari që nga viti 1994. Atëherë Bullgaria mori 36 avionë nga Çekosllovakia, dhe në vitin 2014 vetëm 6 prej tyre mbetën të fluturonin. Ata u riparuan në kompleksin industrial ushtarak bullgar, njoftoi BNT.
Në shenjë respekti të pilotëve të rënë, në formacionet e Forcave të Armatosura u shpall zie treditore.
Foto: BTA, Ministria e MbrojtjesPara ceremonisë për dorëzimin e çmimeve "Menaxheri i Vitit", presidenti Rumen Radev njoftoi se do të mbledhë Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor më 11 nëntor. I pyetur nëse do të apelojë Gjykatën Kushtetuese për legjitimitetin e zgjedhjeve për..
Kandidatja bullgare për komisionere evropiane për “Startups, Kërkime dhe Inovacione” Ekaterina Zaharieva sot do të dëgjohet nga Komisioni për Industri, Kërkime Shkencore dhe Energji, ndërsa në seancën u ftua edhe Komisioni për Kulturë. Seancat..
Temperaturat minimale të martën do të jenë midis minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10° deri në 15°, në Sofje rreth 12°. Në..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...
Protesta para Teatrit Popullor ishte shpallur paraprakisht dhe me këtë rast u angazhuan mbi 60 nëpunës të rendit publik për të ruajtur teatrin. Ministri në..