Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s


Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të cilit njihen nga organizata ndërkombëtare, raporton agjencia rumune Agerpres. Sekretarja e Përgjithshme e Komisionit Kombëtar të Rumanisë për UNESCO-n, Madlen Sherban, deklaroi se arsyeja e marrjes së statusit të Gjeopark Global të UNESCO-s është veçantia e zonës si vlerë gjeologjike. “Këto male janë më të vjetra se Karpatet, janë mbetje gjeologjike unike të këtij planeti”, thotë Sherban. Ajo theksoi se statusi si në gjeopark global nuk do të vendosë asnjë kufizim për ata që jetojnë në zonë. Në Rumani ka dy gjeoparqe të UNESCO-s - "Țara Hațegului" dhe "Ţinutul Buzăului", ky i fundit është në proces rikonfirmimi.

Akuzuan kreun e opozitës shqiptare për korrupsion pasiv

Sali Berisha
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri (SPAK) ka akuzuar ish-presidentin dhe kryeministrin Sali Berisha për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”, shkruan shqiptarja.com. Kreu i Partisë Demokratike akuzohet se si kryeministër ka favorizuar dhëndrin e tij Jambarbër Malltezi, një nga ish-pronarët e tokës ku më pas u ndërtuan 19 pallate në Tiranë. “Ky është një vazhdim i një hakmarrjeje politike”, deklaroi Berisha para mbështetësve të tij të mbledhur rreth godinës së SPAK-ut dhe nga ana e tij akuzoi magjistratët si “mercenarë” të kryeministrit aktual socialist Edi Rama. SHBA-ja dhe Britania e Madhe e kanë ndaluar tashmë hyrjen e Berishës dhe anëtarëve të familjes së tij në këto vende për shkak të përfshirjes së dyshuar në korrupsion.

Në fund të nëntorit hapet metroja e parë në Selanik

Nuk do ta ekzagjeroj kur them se metroja e Selanikut do të jetë një atraksion për turistët, tha kreu i Departamentit greko-qipriot për politikën rajonale dhe urbane të Komisionit Evropian,Karsten Rasmussen pas një turi në stacionet e reja të metrosë. Veçanërisht për stacionin "Venizelu", ku po kryhet puna e fundit për vendosjen e objekteve antike, Rasmussen tha se "kjo është unike dhe fantastike për botën" dhe shprehu kënaqësinë për progresin, transmeton agjencia ANA-MPA. “Mund të konfirmoj se projekti i metrosë së Selanikut është vërtet afër përfundimit”, vuri në dukje ai, duke shpjeguar se kanë mbetur edhe pak gjëra për të cilat po punohet intensivisht për të përfunduar para 30 nëntorit. Stacioni i metrosë në Selanik do të fillojë me 18 trena përgjatë një rruge 9.6 km të gjatë. Gjashtë muaj më vonë, do të hapet gjithashtu një zgjatim prej 4.78 km në Kallamaria, me 5 stacione të tjera. Metroja do të transportojë 315,000 pasagjerë çdo ditë.

Alfabeti i përbashkët i popujve turq do të ketë 34 shkronja në latinisht

Akademia Turke njoftoi se Komisioni për një alfabet të përbashkët të botës turke, i krijuar nga Organizata e Shteteve Turke (OSHT) ka arritur një marrëveshje mbi propozimin për të miratuar një alfabet të përbashkët turk të përbërë nga 34 shkronja, raportoi CNN TURK Haber. Takimi i tretë i Komisionit të Alfabetit të Përbashkët të Botës Turke u mbajt në Baku nga 9 deri më 11 shtator në bashkëpunim me Akademinë. Bazuar në projektin për një alfabet të përbashkët të gjuhëve turke në latinisht, të propozuar nga shkencëtarët që në vitin 1991, u arrit një konsensus që çdo shkronjë përfaqëson një fonemë të ndryshme që gjendet në gjuhët turke, tha akademia. Anëtarët e OSHT-së janë Turqia, Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani dhe Uzbekistani. Turkmenistani, Hungaria dhe Qiproja Veriore kanë statusin e vëzhguesit. 

Komuniteti rus në Serbi është i madh dhe i vetëmjaftueshëm

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022, rusët që ikin nga konflikti kanë krijuar një komunitet në Serbi, raporton BTA. Edhe pse numri i tyre është më i vogël se i atyre që ikën në vende si Gjermania, prania e tyre në Beograd është e dukshme. Në kryeqytetin serb u shfaqën klube ruse, kopshte dhe zyra mjekësore. Rusët blejnë ushqim nga dyqanet ruse. Grupet, këngëtarët dhe humoristët rusë performojnë në klubet ruse, ndërsa artistët rusë tregojnë punën e tyre në galeritë e tyre. Midis shkurtit 2022 dhe mesit të vitit 2023, më shumë se 30,000 rusë u regjistruan për qëndrim të përkohshëm në Serbi, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme. Gjatë këtij fluksi, rusët krijuan 11,081 biznese në sektorë të ndryshëm, nga shërbimet e internetit deri te hotelet dhe shkollat e sportit, sipas regjistrit të biznesit të Serbisë.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Foto:EPA/ BGNES, romania-insider.com, ANA-MPA, aa.com.tr

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD