Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit Rumen Radev nga 2 shtatori i këtij viti, Këdrinova zuri vendin e Sonja Momçillovës, së cilës i skadoi mandati në rregullator. Ushtruesja e detyrës së Kryetaressë Këshillit, Gabriella Napllatanova, prezantoi Këdrinka Këdrinova, si gazetare e mirë ndërkombëtare në vendin tonë, me mbi 40 vjet përvojë në media.
Nga ana e saj, Këdrinka Këdrinova tha se gjërat më të rëndësishme për të janë dinjiteti, liria dhe pavarësia e mediave, si dhe mbrojtja e të drejtave të gazetarëve.
“Dëshiroj të siguroj se jam një person që respektoj me të vërtetë parimet dhe të gjitha aktivitetet e mia do të jenë në dobi të interesave të shoqërisë, siç përmenda lirinë e medias, të drejtat e gazetarëve dhe respektimin e të gjitha të drejtave të garantuara në Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore në BE”, theksoi Këdrinova.
Ju kujtojmë se në verën e vitit 2017 Këdrinka Këdrinova luajti një rol vendimtar për shpëtimin e Radio Bullgarisë nga mbyllja – programet për jashtë vendit të Radios Kombëtare Bullgare, që aktualisht ofrojnë informacion nga dhe për Bullgarinë në 11 gjuhë, përfshirë gjuhën shqipe.
Lexoni më shumë:
Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës krijoi një modul në faqen e saj të internetit me një lidhje me platformën speciale . Ajo përmban..
At Ljubomir Bratoev ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet e themelimit të bashkësisë së kishës ortodokse bullgare në Berlin. Ai mbërriti në kryeqytetin e Gjermanisë Lindore në fund të viteve 1980 të shekullit të ХХ-të për të bërë doktoraturën...
Një ekspozitë interesante në Kuvendin Popullor në Sofje prezanton jetën dhe veprën e Ekzarkut Stefan I Bullgar - një figurë kozmopolite që hyri në histori si luftëtar i distancimit të priftërinjve nga jeta politike, dhe si një nga shpëtimtarët e..
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave..