Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të Akademisë. Dokumenti është nënshkruar nga kryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave akademiku Julian Revallski dhe drejtori i përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev.
“Jetojmë në një kohë të mbiinformimit”, tha drejtori i përgjithshëm i BNR-së, sipas të cilit misioni i medias është të tregojë më shumë për shkencën dhe sugjeroi që nëpërmjet resurseve të radios t’i kthejmë librat shkencorë në formate audio.
Akademiku Revallski nga ana e vet theksoi se në vitet e fundit shkencëtarët nga Akademia kanë përgatitur afro 30 botime të drejtuara për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit dhe përmes versioneve audio këta libra do t'u arrijnë më lehtë.“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave..
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga..
Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia..