Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shahistet bullgare e nisën me fitore pjesëmarrjen në Olimpiadën e Budapestit

Bullgaret kundër Zimbabvesë (nga e majta në të djathtë): Nurgyll Salimova, Viktoria Radeva, Bellosllava Krësteva dhe Gergana Pejçeva
Foto: chessolympiad2024.fide.com

Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva, Bellosllava Krësteva dhe Gergana Pejçeva mundën rivalët e tyre. Salimova shënoi sukses ndaj Kuxanaj Çarinda, Radeva mbizotëroi ndaj Kristin Makvena, Krësteva mposhti Dalico Linda Shaba, dhe Pejçeva mundi Koleta Vakuruvareva dhe kështu korrën fitore me 4-0 pikë. Në Olimpiadën e Shahut në Budapest, bullgaret janë nën numrin 13.

Tek meshkujt, kombëtaret tona janë me numrin 24. Ata arritën tre suksese në takimin e raundit të parë me Pakistanin, duke fituar me 3,5-0,5 pikë. Ivan Çeparinov, Momçill Petkov dhe Grigor Grigorov fituan ndaj Halid Mafaaz, Fajzan Momin dhe Ikbal Mudasir, ndërsa Martin Petrov barazoi në ndeshjen e tij kundër Karim Amer.

Olimpiada e Shahut zhvillohet në 11 raunde.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Volejbollistet tanë nën 20 vjeç triumfuan në Ballkaniadën në Serbi

Kombëtarja bullgare fitoi titullin e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit për meshkuj nën 20 vjeç, i cili u mbajt në Varniaçka Banja të Serbisë. Në finale volejbollistët bullgarë mundën vendasit me rezultat 3:1 (25:17, 22:25, 25:23, 25:21). Të..

botuar më 24-08-19 9.44.PD

Kampioni olimpik Karlos Nasar: Kufiri im është ende shumë larg

Një nga tre kampionët olimpik të Bullgarisë në Paris, Karlos Nasar, u prit solemnisht në tokën bullgare pas medaljes së tij të jashtëzakonshme të artë në kryeqytetin francez. 20-vjeçari bullgar u ngjit në majën olimpike në kategorinë deri në 89 kg..

botuar më 24-08-13 4.45.MD

Bullgaria priti me dafina kampionët e saj olimpik të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov

Kampionët olimpikë të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov u pritën solemnisht në aeroportin e Sofjes me valle, gajde dhe kurora dafine. “Ndjeva mbështetjen e çdo bullgari, synimi im i radhës është titulli botëror. Isha kampion..

botuar më 24-08-12 7.01.MD