Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur.
Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri Bullgar", u jep mundësi 138 shtëpive botuese të prezantojnë titujt e tyre më të rinj dhe më të kërkuar. Vizitorët në ekspozitë mund të shikojnë titujt më të rinj të vendosur në 59 tenda.
Çdo ditë në një skenë të ndërtuar posaçërisht do të ketë lexime letrare, premiera librash të rinj, takime me autorë, si dhe lojëra argëtuese për fëmijë.
Për herë të parë në “Rrugicën e Librit” do të zhvillohet Festivali i letërsisë jo artistike “Shkencë, Art dhe Kulturë”. Në vazhdim të dy ditëve do të prezantohen veprat në kategoritë “Histori”, “Studime arti”, “Turizëm kulturor”, “Vetë njohje” dhe “Etnologji”.
Ekspozita letrare është pjesë e Kalendarit Kulturor të Bashkisë Metropolitane.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...