Manastiri Rozhen "Lindja e Hyjlindëses" kremton më 8 shtator festën e tempullit me një procesion liturgjik me ikonën çudibërëse të Nënës së Shenjtë, bekimin e kurbanit të manastirit dhe shpërndarjen e tij për shëndetin.
Pasi manastiri humbi pavarësinë e tij para 1761 vjet dhe iu nënshtrua Manastirit Iviron të Athos, ai mori një kopje të ikonës së mrekullueshme "Virgjëresha e Shenjtë - Kujdestare". Sipas legjendës, origjinali është një nga ikonat e pikturuara nga Shën Luka Ungjilltari. Kopja e saj u krijua në 1790 nga piktori murg Jakov Iverski me urdhër të esnafit të lëkurës në qytetin Mellnik. Ndryshe nga kopjet e tjera të ikonës, ajo e dhuruar Manastirit të Rozhenit është prej hekuri të shenjtë dhe rrethohet nga dhjetë kompozime të vogla që paraqesin mrekullitë e saj shëruese.
Çdo vit në prag të festës së Lindjes së Hyjlindëses, besimtarë të shumtë nga i gjithë vendi dhe nga jashtë i sjellin dhurata ikonës së Nënës së Shenjtë dhe e kalojnë natën në tempull për shëndet.
"Lindja e Shenjtë e Virgjëreshës" është manastiri më i madh në zonën e Bullgarisë Jugperëndimore. Supozohet se Manastiri i Shenjtë është themeluar në shekullin e XIII-të, siç dëshmohet nga të dhënat në një dorëshkrim grek.
Foto: bg.wikipedia.orgKomisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Këshilli i Ministrave do të punojnë së bashku për të rritur besimin në procesin zgjedhor dhe për t'i bërë zgjedhjet transparente. Kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, pas takimit me ministrat..
Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të premten, më 13 shtator, në Sofje, si konstruktiv dhe të sinqertë në një atmosferë miqësore...
Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..