Kuvendi Popullor ndaloi përdorimin, shitjen dhe ofrimin e produkteve të duhanit pa tym dhe me ngrohje për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç. “Beteja tjetër që duhet të realizojmë së bashku është kundër përdorimit të pijeve energjike mes adoleshentëve. Ndoshta kjo do të jetë gjëja e parë me të cilën do të fillojmë në parlamentin e ardhshëm”, tha deputeti i GERB-SDS, Kostadin Angellov, i cili është ndër iniciatorët e ndryshimeve legjislative. Në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, përfaqësuesit e popullit regjistruan njëzëri se të ashtuquajturat pajisje vape nuk mund të reklamohen më në radio dhe televizion.
"Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17..
Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Këshilli i Ministrave do të punojnë së bashku për të rritur besimin në procesin zgjedhor dhe për t'i bërë zgjedhjet transparente. Kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, pas takimit me ministrat..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..