Gjatë natës do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë.
Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në vendet e izoluara në zonat malore dhe lindore do të bien reshje të shkurtra shiu me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 30° dhe 35°, në Sofje rreth 31°.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në vende të izoluara në rajonin Rilla-Rodope dhe Stara Pllanina do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 22°, në 2000 metra - rreth 16°.
Përgjatë Detit të Zi para mesditës do të jetë me diell. Pas mesditës, rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të vërehen në bregdetin verior, ku do të ketë reshje të izoluara shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 29 gradë. Temperatura e ujit të detit: 25°-27°. Eksitimi i detit: 2 -3 ballë."Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17..
Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Këshilli i Ministrave do të punojnë së bashku për të rritur besimin në procesin zgjedhor dhe për t'i bërë zgjedhjet transparente. Kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, pas takimit me ministrat..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..