Prej një jave zjarrfikës, ushtarakë, zyrtarë pyjorë, ekipe të Parkut Kombëtar “Rilla” dhe vullnetarë po luftojnë me zjarrin nën majën Çerni Vrëh, në malin Rilla, në 2300 metra mbi nivelin e detit. Për shkak të erës së fortë ditën e djeshme, flakët janë përhapur në drejtim të jugut, si dhe në lindje. Nuk ka asnjë rrezik për popullsinë, pasi zjarri është larg zonave të banuara.
Pritet përfshirja e një helikopteri, i cili dje ka bërë 22 derdhje me 44 tonë ujë. Në zonën e zjarrit janë ngarkuar pajisje të rënda. Dy buldozerë po bëjnë rrugë drejt zonave të paarritshme të terrenit të mbuluar nga flakët.Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes presidentëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së..
"Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17..
Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°..
Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...
Janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, ka bërë të ditur nënkryetarja..