Më 28 gusht fillojnë garat më të rëndësishme për atletët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota - Lojërat Paraolimpike në Paris 2024. Për herë të katërt në një forum kaq prestigjioz, Stella Eneva do të marrë pjesë në disiplinën e hedhjes së diskut për atletët me aftësi të kufizuara motorike.
Këtë pranverë, Eneva fitoi një kuotë për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në kryeqytetin francez, pasi u rendit e 6-ta në Kampionatin Botëror të Para Atletikës në Kobe, Japoni. Kështu, ajo i siguroi vetes pjesëmarrjen në Paraolimpiadë. Kjo është paraolimpiada e katërt për të, pas Athinës 2004, më pas Pekinit 2008, ku fitoi medaljen e argjendtë në hedhjen e diskut, pas kësaj edhe në Londrën 2012, ku fitoi medalje të argjendta në hedhjen e diskut dhe të gjyles. Por, pas kësaj, Stella u largua nga podiumi sportiv për 9 vjet. Shkaku ishte një skandal dopingu, i cili i hoqi të drejtat për të garuar për 4 vite. Megjithatë, kjo nuk e dekurajoi, pasi ajo mbart në vetvete energjinë e fitueses.
Trajneri Georgi Sekellarov ishte i pari që i dha dorën asaj, edhe pse në moshën 27-vjeçare shumë njerëz heqin dorë nga ky sport. Por as mosha dhe as vështirësitë fizike nuk mund ta demotivojnë Stellën në rrugën drejt fitores. Rrallëherë, madje në Lojërat Paraolimpike, marrin pjesë atletë me të meta fizike kaq të rënda. Që në fëmijëri, Stella-s iu desh t’i priten të dyja këmbët për shkak të një keqformimi gjenetik. Sot ajo është shembull sesi shpirti mbizotëron mbi materien dhe ky është mesazhi i saj si sportiste për të gjithë njerëzit e shëndetshëm, por edhe për personat me aftësi të kufizuara në Bullgari.
Thotë se i detyrohet gjithçka sportit. Ai të bën më të fortë dhe të përgjegjshëm. “Prandaj i rekomandoj të gjithëve të merren me sport, pavarësisht nëse duan të arrijnë rezultate profesionale apo thjesht ta bëjnë për qejf”- thotë Stella Eneva dhe vijon.
"Unë kam qenë ambicioze që si fëmijë dhe gjithmonë dua të shkoj deri në fund. Që në fillim më caktuan në një klasë me invalidë, në të cilën isha shumë e pafavorizuar nga pikëpamja që kishte njerëz me një këmbë të amputuar dhe një këmbë të shëndetshme, ose me dy këmbë të shëndosha por të deformuara. Kam kaluar përmes tre grupeve. Synimi është të gjesh veten në këtë sport, të ndihesh më mirë dhe të jesh i barabartë me të gjithë konkurrentët e tjerë. Tek ne, në këtë disiplinë /hedhje disqe/ ka jetëgjatësi, po të ndihesh mirë mund të hedhësh deri në 60 vjet. Por duhet t’i përmbushni standardet, sepse si me të shëndoshët, edhe ne duhet së pari të kualifikohemi në Paraolimpiadë”.
Përgatitjen për paraolimpiadën aktuale Stella e nisi thuajse si shaka, kur shkoi në fushë vetëm për të testuar formën e saj atletike. Në Akademinë e Sportit ajo u takua me Toni Vëllkov - një trajner i mirë dhe një atlet me përvojë. Kështu, pas një viti e gjysmë me stërvitje të përditshme, Stella Eneva u kthye në formë të mirë dhe është gati për garë:
"Dallimi tani është se gjithnjë e më shumë persona me aftësi të kufizuara janë të interesuar të marrin pjesë në garat olimpike. Sporti po zhvillohet dhe po bëhet gjithnjë e më popullor. Ka shumë spektatorë që i ndjekin garat. Doja të merrja pjesë edhe në Lojërat Olimpike të Tokios, por më ndaloi atëherë pandemia. Nëse një person është invalid apo i shëndetshëm, të gjithë janë të barabartë në sport, sepse edhe njerëzit e shëndetshëm kanë shumë lëndime. Por është gjithashtu e vërtetë që tek ne përpjekjet janë shumë më tepër, vetë stërvitja e përgjithshme fizike është më e vështirë. Në fund, gjëja më e rëndësishme është të ruani qetësinë dhe të besoni në veten tuaj. Në sport është e rëndësishme jo vetëm të kërkosh arritjet, por edhe të kënaqesh me atë që bën”.
Gjatë Lojërave Olimpike në Paris, Stella Eneva е ka mbështetur me shpirt secilin prej sportistëve tanë. Ajo thotë se energjia që secili prej nesh u dërgon sportistëve është shumë e rëndësishme dhe kjo i ndihmon kur ngjiten në podium. "Nuk mund të jesh vetëm, të duhet gjithmonë një ekip njerëzish me ty. Dhe një fjalë e vogël, qoftë edhe një "të dua" mund të të ngrejë shpirtin dhe të të bëjë të bësh gjëra të mëdha", thotë Stella Eneva.
Foto: Facebook / Stela Eneva, EPA/BGNES, Rojters
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..
Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..
Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..