Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Pritet një ftohje e lehtë dhe shtrëngata të shkurtra

Foto: BGNES

Të martën deri në mesditë në shumicën e zonave do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 30° dhe 35°, në Sofje rreth 30°.

Paradite përgjatë Detit të Zi do të ketë reshje shiu afatshkurtër në pjesën ekstreme jugore. Para mesditës në pjesën tjetër të bregdetit do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës, vranësirat do të shtohen në bregun verior të Detit të Zi. Në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 31 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-29°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira, por vetëm në vende të izoluara do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 24°, në 2000 metra 16°.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për sa i përket konsumit të bukës, Bullgaria është e dyta në botë

Në renditjen botërore të konsumit të bukës, Bullgaria zë vendin e dytë, dhe Turqia është në vendin e parë, njoftoi BNT duke cituar faqen turke të lajmeve "Jenigyn". Sipas statistikave të cituara nga botimi, në Turqi një person ha afro 200 kg bukë në..

botuar më 24-09-15 7.05.PD

Krijues të grafiteve pikturojnë kafshë shtëpiake dhe makina në Sofje

Njëzet piktorë do të marrin pjesë në Festivalin Lucky Hunt Sofia Graffiti më 14 dhe 15 shtator. Ata do të pikturojnë më shumë se 1000 metra katror hapësirë ​​në Sofje dhe programi u kushtohet kafshëve shtëpiake dhe makinave klasike, njoftojnë..

botuar më 24-09-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në lindje të shoqëruara me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12..

botuar më 24-09-13 7.45.MD