Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me shërbim romak - një luftëtar i rangut të lartë. Këtë e dëshmojnë artefaktet e gjetura - një gjerdan ari, një diademë ari, një unazë ari dhe një thikë me inkustrim ari dhe gurë gjysmë të çmuar. Ndër zbulimet e tjera janë armë të shumta - shpatë, këllëf, shtiza, koracë. Pranë luftëtarit është varrosur një kalë, kuaksesorët e kalërimit të tij gjithashtu janë aplikuar me ar.
"Gjetjet janë të vlefshme jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për Evropën," komentoi Agre. Sipas faqes së internetit të Bashkisë së Topollovgradit, deri më tani në territorin e bashkisë janë regjistruar 96 monumente të kulturës, ndër të cilat 16 me rëndësi kombëtare.
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..