Ekziston një kanal për transferimin e punëtorëve në Evropën Perëndimore, tha nënkryetari i Shoqatës Bullgare të Hotelerisë dhe Restoranteve Veselin Nallbantov. Hotelet përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi raportuan se punëtorët sezonalë nga Nepali dhe Sri Lanka janë larguar nga vendet e tyre të punës, ku ishin akomoduar me viza pune. Sipas Nallbantov, punëtorët e nivelit të ulët, si larëset dhe pastruesit, të cilët nuk kanë arsim dhe nuk flasin anglisht, e përdorin Bullgarinë si trampolinë.
“Ata që ikën po i hedhin pasaportat. Ndoshta u është thënë se nuk duhet të kenë dokumente sepse kanali është i paligjshëm, ose kanë dokumente të dyfishta”, ka shprehur dyshimet e tij Nalbantov për Nova TV. “Agjencia e punësimit duhet t’i gjejë menjëherë dhe t’i vendosë një vulë të zezë”, kërkoi ai, duke saktësuar se të arratisurit kanë viza Shengen.Në tetor, 5768 shtetas të vendeve të treta kanë provuar të hyjnë në vend, që është një rënie prej 52,6% krahasuar me tetorin 2023. (12 174 persona). Sipas të dhënave të përmbledhura të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për këtë muaj janë ndaluar 841..
Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Me këtë rast sot nis një fushatë parandaluese kombëtare me..
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..