Presidenti Rumen Radev zhvillon takime me kryeministrat e mundshëm sipas kushtetutës. Jam gati, tha kryeministri aktual Dimitër Gllavçev pas takimit me presidentin. Me arsyetimin se ende nuk ka mandat, ai nuk u përgjigj nëse do të mbetet si kryeministër i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Vetë Stojanov deklaroi se do të qëndrojë në detyrë sepse sheh se ka përpjekje për të kontrolluar sistemin.
Kriza me emërimin e një kryeministri në detyrë dhe një qeverie erdhi në krye pasi presidenti i kërkoi kandidates për kryeministre në detyrë, Gorica Grënçarova-Kozhareva, të largonte Stojanovin, por ajo nuk e pranoi.
Pas një takimi me presidentin, guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev, refuzoi të jetë kryeministër në detyrë. Qëndrimi im është i pandryshuar. BNB nuk duhet të përfshihet në proceset politike, tha Radev.
Një nga zëvendësguvernatorët e BNB, Radosllav Milenkov, gjithashtu refuzoi të merrte postin. “Unë jam përfaqësues i Bullgarisë në Bordin Mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane dhe veçanërisht për mua është absolutisht e pamundur madje të komentoj një opsion të mundshëm për marrjen e funksionit të kryeministrit”, komentoi ai.
Nënkryetari i Dhomës së Auditimit Toshko Todorov pas takimit me presidentin Rumen Radev deklaroi se është ekspert në fushën e kontrollit dhe nuk ndihet i përgatitur për postin e kryeministrit.
Kujtojmë se të hënën Radev refuzoi të nënshkruajë dekret për qeverinë e përkohshme të propozuar nga Gorica Grënçarova-Kozhareva. Shkak për këtë ishte refuzimi i Kozharevës për të zëvendësuar ministrin e punëve të brendshme, Kalin Stojanov, të propozuar nga ajo, i cili aktualisht e mban këtë post. Sipas presidentit, figura e tij nuk do të garantonte zgjedhje të ndershme.
Sipas ndryshimeve të fundit në Kushtetutë, presidenti ka një listë të shkurtër nga e cila mund të zgjedhë një kryeministër në detyrë - Kryetarin e Asamblesë Kombëtare, guvernatorin ose zëvendësguvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare, kryetarin ose zëvendëskryetarin e Dhomës së Auditimit dhe Avokatin e Popullit, ose zëvendësin e tij. Dy nga këto pozita janë vakante - ato të Avokatit të Popullit dhe Zëvendës Avokatit të Popullit. Kryetarja e Kuvendit, Raja Nazarjan, tashmë ka refuzuar të marrë postin e kryeministrit. Tani për tani, kryeministri aktual Dimitër Gllavçev dhe zëvendësguvernatori tjetër i BNB-së, Petër Çobanov, janë shprehur të gatshëm për të hyrë në këtë detyrë. Çobanov është financier, ka qenë ministër i financave në kabinetin e Pllamen Oresharskit dhe deputet i DPS-së.
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..
Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..