Një grup i organizuar ndërkombëtar i përbërë nga shtetas sirianë, jordanezë, bullgarë dhe moldavianë është neutralizuar, njoftoi Ministria e Brendshme. Operacioni i specializuar policor për neutralizimin e një kanali kontrabande për migrantë përmes të ashtuquajturës “Rruga e Ballkanit Perëndimor” (Turqia përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Rumanisë për Evropën Perëndimore) u mbajt më 19 gusht në territorin e rajonit të Plovdivit, njoftoi MPB. Në veprimet e tyre, shërbimet bullgare u mbështetën nga përfaqësues të EUROPOL-it të vendosur në Bullgari, punonjës të policisë kufitare dhe drejtorive për luftimin e krimit të organizuar në Rumani dhe Moldavi.
Sipas të dhënave për momentin, pjesëmarrësi bullgar në skemë ka qenë përgjegjës për sigurimin e makinave dhe kontrollin gjatë transportimit.
Grupi ka rekrutuar shoferë nga Moldavia përmes platformave të ndryshme të internetit dhe ka organizuar udhëtimin e tyre përmes Rumanisë deri në Bullgari. Pas hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në territorin e vendit tonë, ata janë “marrë” dhe transportuar me makina të drejtuara nga shtetas moldavianë.
Gjatë operacionit u arrestuan gjithsej 8 persona."Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17..
Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Këshilli i Ministrave do të punojnë së bashku për të rritur besimin në procesin zgjedhor dhe për t'i bërë zgjedhjet transparente. Kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, pas takimit me ministrat..
Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...
Janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, ka bërë të ditur nënkryetarja..