Në Prokurorinë e qytetit të Sofjes tashmë është dorëzuar kallëzimi i djeshëm nga kandidatja për kryeministre të përkohshme, Gorica Grënçarova-Kozhareva, për presionin që i është bërë gjatë punës së saj mbi projektin për qeverinë e përkohshme. Një prokuror mbikëqyrës u zgjodh sipas parimit të rastësisë. Ai duhet të vlerësojë nëse ka prova për një krim të kryer, raportoi gazetarja e BNR Sillvija Velikova.
Të hënën, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e kabinetit të saj të propozuar, për shkak të pranisë së ministrit aktual të brendshëm Kalin Stojanov në të, ajo tha se do të paraqiste një raport të tillë në Prokurori, por nuk dha detaje.Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..