Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët në rastin më të mirë konsiderohen, “njerëz të papunë që dinë vetëm të shkatërrojnë hapësirat publike të sapolyera”. E vërteta është se si shumica e profesioneve krijuese me të cilat jemi mësuar të jetojmë, edhe ky lloj arti mund të kthehet në një zanat.
Shkolla, e themeluar në Varna, synon që krijuesit me përvojë të përcjellin njohuritë e tyre tek të gjithë ata, që dëshirojnë të mësojnë hollësitë e artit të grafitit. Trajnimet gjatë orëve mësimore marrin formën e punëtorive në natyrë, duke transformuar mjedisin urban.
“Çdo qytet ka nevojë për një territor në qendër i cili të jetë i lirë për pikturim dhe në këtë mënyrë të popullarizohet ky lloj arti” – thotë krijuesi i shkollës Damjan Nikollov, i cili ka paraqitur vazhdimisht propozime në Bashkinë e qytetit Varna për shndërrimin e zonave të ndryshme të qytetit në zona të lira për të vizatuar. Deri më tani, megjithatë, pa sukses.
Lexoni më shumë:
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Shkolla Bullgare e GrafititQyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një..