Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria priti me dafina kampionët e saj olimpik të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov

Foto: BTA

Kampionët olimpikë të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov u pritën solemnisht në aeroportin e Sofjes me valle, gajde dhe kurora dafine. “Ndjeva mbështetjen e çdo bullgari, synimi im i radhës është titulli botëror. Isha kampion evropian, tani kampion olimpik, më duhet një komplet.” Kështu deklaroi Semen Novikov, bullgar i natyralizuar i lindur në Harkov të Ukrainës, pas kthimit nga Parisi, ku fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 87 kilogramë mundje klasike. Ai falënderoi veçanërisht biznesmenin bullgar, sponsor kryesor të mundjes bullgare, Grisha Gançev, që i dha një jetë të dytë sportive, si dhe trajnerin e tij personal Soslan Farniev, i cili "besoi në mua dhe ma ngriti nivelin".

“Falënderoj të gjithë Bullgarinë që më dha një shans nga i cili përfitova në mënyrë sa më mirë. Vitet e fundit ishin shumë të vështira, nuk dihej nëse do të mund të vazhdoja të garoja. Bullgaria është atdheu im i dytë. Një ditë, kur të mbaroj karrierën time në garë, do ta ndihmoj Bullgarinë duke dhënë përvojën time, shpresoj të jem i dobishëm për vendin. Këtu ka shumë njerëz të talentuar". Këtë e tha mbajtësi i medaljes së artë nga Parisi në mundje të lirë, Magomed Ramazanov, i cili është gjithashtu një bullgar i natyralizuar, me origjinë nga Dagestani. Për sa i përket synimeve të tij për një të ardhme relativisht të afërt, këta janë titujt evropian dhe botëror, e pse jo edhe një tjetër olimpik. Në Paris fitoi finalen me 7:1 pikë në kategorinë 86 kg stil i lirë ndaj iranianit legjendar Hasan Jazdani Çarati.

Bullgaria përfundoi Olimpiadën e Parisit me tre medalje ari, një argjendi dhe tre bronzi, duke zënë vendin e 26-të në renditjen e përgjithshme të medaljeve dhe e dyta vetëm pas Rumanisë në Ballkan.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karllos Nasar u zgjodh sportisti №1 i Bullgarisë

Kampioni olimpik, botëror dhe evropian i peshëngritjes Karllos Nasar është “sportisti i vitit” për 2024. Në sondazhin e 67-të të “Sportistit të Vitit” morën pjesë 137 gazetarë sportivë. I ftuar special në ceremoninë në Sofje ishte presidenti i..

botuar më 25-02-25 9.21.PD

Rahim Rashaida solli një medalje të artë botërore për Bullgarinë në skermë

Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..

botuar më 25-02-17 10.28.PD
Radosllav Jankov

Snowboardisti Radosllav Jankov është i 3-ti në Kupën e Botës në sllallomin paralel

Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..

botuar më 25-02-17 9.57.PD