Me katër kombinime të mrekullueshme me rreth, top, birila dhe fjongo, Borjana Kalejn fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris. Medalja e mëparshme për vendin tonë në gjimnastikë ritmike individuale daton në vitin 1988, kur Adriana Dunavska fitoi medaljen e argjendtë në Seul.
Gjimnastja e vetme më e mirë se Kalejn ishte kampionia aktuale e botës Darja Varfolomeev, e cila me gjithsej 142.850 pikë mundi bullgaren me 2.250 pikë.
Borjana u kualifikua në finale me rezultatin e tretë të kualifikimeve (136.450 pikë), me vetëm 2.650 pikë që e ndajnë nga pozita e lideres, e cila mbahej nga Sofia Raffaeli nga Italia.
Borjana Kalejn është kampionja absolute e Evropës nga Baku 2023 dhe më pas fitoi bindshëm nërenditjen prestigjioze “Gjimnastja e Vitit 2023” të Gjimnastikës Evropiane. Ky ishte çmimi i dytë i tillë për të, i pari ishte për vitin 2021.Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..
Gjimnastët bullgarë fituan gjithsej 16 medalje - 11 ari dhe 5 argjendi, në "Kupën e Sofjes", e cila ishte prova e madhe para Kupës..