Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Ritmet bullgare do të tingëllojnë më 12 dhe 17 gusht në Durrës

4
Foto: MPJ

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e Durrësit. Dy koncerte të tjera janë planifikuar në qytetin e dytë më të populluar në Shqipëri – në datat 12 dhe 17 gusht 2024, mësojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme.


Festivali "Mbrëmjet e kulturës bullgare" organizohet tradicionalisht nga Xhejljan Demirev, kryedrejtori artistik dhe koreografi për një kohë të gjatë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Veriut “Ivan Vëlev” në Pleven dhe një patriot me shpirt të madh. Prej këtij viti përgatitja e aktivitetit kryhet edhe me mbështetjen e Ambasadës Bullgare në Tiranë.


Në koncertet e muajit qershor grupet kishin përgatitur një program të larmishëm në shesh, duke shkaktuar interes të madh te banorët vendas dhe mysafirët e qytetit.


Edicioni i tretë për vitin 2024 i festivalit "Mbrëmjet e Kulturës Bullgare" ishte i ftuar edhe në një qytet tjetër shqiptar, Shijaku.

Për nder të mysafirëve nga Bullgaria, në sheshin qendror të qytetit u organizua një ekspozitë e produkteve të fermerëve dhe zejtarëve vendas. Një mirëseardhje të veçantë bëri nënkryetarja e bashkisë Shpresa Domi dhe grupi folklorik i fëmijëve të Shijakut. Pjesëmarrësit morën edhe certifikata të posaçme.


Organizimi i mirë nga ana e mikpritësve dhe kënaqësia e pjesëmarrësve dhe e publikut është një kërkesë për mbajtjen e mbrëmjeve të ngjashme në qytetin e Shijakut edhe në vitin 2025.

Lexoni më shumë:

Foto: MPJ

Përpiloi, përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD

Aprillci pret mijëra të ftuar për festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë

Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..

botuar më 24-02-24 8.10.PD