Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët ratifikuan kontratën për blerjen e municionеvе për "Stryker"

Foto: BTA

Një kontratë ndërkombëtare për blerjen e municioneve për makineritë “Stryker” u ratifikua në Asamblenë Kombëtare, njoftoi BTA. Kontrata e qeverisë amerikane, me një vlerë totale prej 64 880 655 dollarë pa TVSH, u mbështet me një votim 125 “pro” dhe 51 “kundër”. Vetë kontrata parashikon blerjen e municioneve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe sipas klauzolave ​​të saj furnizimi me municione sinkronizohet me furnizimin e makinerive “Stryker”. Fillimi i dërgesave është planifikuar për tremujorin e dytë të vitit 2025 dhe duhet të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2028. Në këtë mënyrë do të sigurohet sasia fillestare e nevojshme e municioneve për sistemet e armatimit të instaluara në mjetet luftarake dhe ato ndihmëse “Stryker”. Nëpërmjet kontratës do të mundësohet edhe transferimi i teknologjive dhe organizimi i prodhimit të municioneve 30 mm. në territorin e Bullgarisë në të ardhmen.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pronarët e restoranteve protestojnë kundër TVSH-së 20%

Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..

botuar më 25-03-19 5.15.PD

Parashikimi i motit për 19 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6° dhe minus 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të ketë në rajonet lindore. Do..

botuar më 25-03-18 7.35.MD

Ministri i shëndetësisë i RSM-së, Arben Taravari: Faleminderit, Bullgari!

Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, Georg Georgiev dhe Timço Mucunski, vizituan shtetasit maqedonas të..

botuar më 25-03-18 6.28.MD