Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot i kthjellët
Të premten do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësisë do të ketë në gjysmën veriperëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare në gjysmën perëndimore të vendit nga veriperëndimi, ndërsa në gjysmën lindore nga lindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 32° dhe 37°, në Sofje – rreth 32°.
Në zonat malore vranësitë do të jenë të ndryshueshme, më të theksuara në masivet e Bullgarisë Perëndimore, vende-vende me reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga verilindja, në zonat më të larta nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 26°, në 2000 metra – rreth 18°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i lindjes. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 28 deri në 30 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°.
Të shtunën dhe të dielën do të jetë me diell. Në masivet lindore do të ketë vranësira dhe mund të ketë reshje shiu.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..