Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet marrëveshjes, akses i menjëhershëm në arsimin e lartë bullgar i jepet një numri të madh shtetasish moldavianë me origjinë bullgare nga rajonet Taraklia dhe Gagauzia. Në strukturën e krijuar rishtazi, studentët do të trajnohen në drejtime nga shtatë fusha profesionale të Universitetit në Ruse: "Pedagogji e mësimit në ...", "Administrim dhe menaxhim", "Informatikë dhe shkenca kompjuterike", "Inxhinieri mekanike", "Inxhinieri elektrike, elektronikë dhe automatizim", "Inxhinieri komunikimi dhe kompjuteri" dhe "Inxhinieri e përgjithshme".
Specialitetet u përzgjodhën nga specialistë të kualifikuar në përputhje me nevojat e rajonit në Moldavi. Procesi mësimor do të mbahet në bullgarisht, rumanisht dhe anglisht. Studentët e diplomuar me sukses do të marrin një diplomë të Universitetit të qytetit Ruse për mbarimin e një shkalle arsimore kualifikuese të arsimit të lartë dhe, nëse dëshirojnë, një shtesë për diplomë evropiane.
Universiteti është i gatshëm të ofrojë në vitet në vijim trajnime në specialitete të tjera, për të cilat ka një interes të deklaruar. Ky akt forcon politikën bullgare në lidhje me diasporën bullgare në rajonin e Taraklisë.
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..