Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma Bulgaria Wants You. Po thellohet edhe tendenca drejt kthimit të personelit të ri të kualifikuar dhe me përvojë jashtë vendit.
Pavarësia nga prindërit, interesimi për kulturën e huaj dhe të kuptuarit se kushdo që shkon për të studiuar në Evropën Perëndimore do të rregullojë jetën e tij dhe do të ketë sukses janë arsyet që shumë të rinj bullgarë të largohen nga vendi në kërkim të horizonteve të reja, bëhet e qartë nga një reportazh i Viktoria Petrova për BNR-Horizont. Ajo na takon me të rinj të suksesshëm bullgarë, të cilët, përballë një karriere magjepsëse jashtë vendit, kanë zgjedhur të kthehen këtu. Mes tyre është edhe Filip Jordanov, i cili arsimin e mesëm e kreu në Britaninë e Madhe dhe studioi në Itali. Tani i riu punon si analist i të dhënave për një kompani amerikane në tregun bullgar. “Shumë njerëz më pyesin pse u ktheva”, thotë Filipi dhe shton:
"Shumica e njerëzve që e bëjnë këtë pyetje nuk kanë jetuar, studiuar apo kaluar ndonjë kohë të rëndësishme jashtë vendit. Ata mendojnë se problemet e tyre mund të zgjidhen duke shkuar diku tjetër, por nuk ka asgjë më ndryshe të jetosh në një vend tjetër sesa të jetosh në Bullgari. Unë jam këtu sepse kam arritur të ndërtoj një mjedis të mirë, shoh që njerëzit rreth meje po zhvillohen dhe nuk kam asnjë dyshim se një person që dëshiron dhe punon shumë mund t'ia dalë në Bullgari" , thotë Filip.
45% e të rinjve në vendin tonë tregojnë një preferencë për të punuar me punëdhënësit bullgarë, ose 5% më shumë se në vitin 2023. Petër Pejçev ka studiuar në Holandë, por së fundmi është kthyer në Bullgari. Tani punon si analist financiar në një kompani bullgare që operon në tregun tonë të kapitalit:
"Merremi me investim bankar, punojmë me kompani bullgare. Kjo është diçka që unë e konsideroj mjaft inovative. Dhe të them të drejtën, deri para një viti, një vit e gjysmë, nuk e dija që kishte gjëra të ngjashme në Bullgari, por këtu gjeta diçka, e cila është jashtëzakonisht interesante!"
Pavarësisht mundësive që gjejnë në vendin tonë, të rinjtë përballen me vështirësi. Sektori ynë privat rezulton të jetë shumë më i favorshëm për ta sesa sektori publik. Sipas tyre, administrata shtetërore dhe institucionet shpeshherë nuk i ndajnë hapur njoftimet për vende të reja pune, ose afatet e tyre janë shumë të shkurtra. Për të mos përmendur që ato përmbajnë kërkesa specifike që janë të vështira për t'u përmbushur.
“Do të doja të shihja më shumë biznese bullgare në tregun tonë, jo aq shumë ndërkombëtarë, pasi kemi shumë për të treguar”, thotë Petër. Ai rendit edhe disa nga pengesat me të cilat përballen të rinjtë bullgarë që kanë vendosur të realizohen jashtë vendit:
“Gjetja e akomodimit, gjetja e një pune është gjithashtu mjaft e vështirë në këtë moment, kur nuk hapen pozita të reja, por zëvendësohen të vjetrat. Së treti, sado miqësore të jetë Holanda, për shembull, dhe në të vërtetë ajo është e tillë, kjo është një shoqëri tjetër që ne nuk mund ta kuptojmë në këtë fazë dhe është shumë e vështirë të përshtatesh plotësisht kur je rritur në Bullgari. Vetë problemet dhe idetë për jetën janë të ndryshme. Të kthehesh në Bullgari dhe të jesh me njerëzit në këtë bashkësi mund të jetë shumë më motivuese, sesa të jesh në një vend të caktuar ku mbetesh i huaj – jo vetëm si pasaportë, por edhe si mendësi”, përfundon Petër Pejçev.
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Veneta Nikollova /bazuar në intervistat e Viktoria Petrova nga BNR-"Horizont"/
Foto: Bulgaria Wants You, Viktoria Petrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaTelevizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..