Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi në sallën plenare se gjendja me zjarret është e rëndë, por për momentin nuk kemi nevojë për ndihmë shtesë. “Mekanizmi ndërkombëtar për mbrojtjen civile në kuadër të Bashkimit Evropian është plotësisht i mjaftueshëm”, shtoi ai.
Në vendin tonë ka një shtab operacional për zjarret, i cili vlerëson se kur duhet aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së dhe kur kërkohet ndihmë nga një vend tjetër anëtar, tha kryeministri. Sipas tij, falë zjarrfikësve tanë, personelit ushtarak, zyrtarëve të pyjeve dhe vullnetarëve, ne përballemi relativisht shpejt me shpërthimet е zjarreve. Megjithatë, ai pranoi se nuk ka asnjë vend që mund të ketë sukses me forcat e veta në një situatë të tillë.
Dimitër Gllavçev siguroi se shtabi ynë operativ është në koordinim me autoritetet në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, ku gjithashtu ka zjarre.Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi ministri i ekonomisë dhe industrisë Petër Dillov në takimin e punës me kryetarin e Konfederatës së..
Rruga drejt prosperitetit ekonomik të romëve kalon përmes legjitimimit kulturor, tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve - 8 Prill, Ognjan Isaev, drejtor i programit “Mundësitë dhe Arritjet Arsimore” të Fondacionit “Trust i Alternativës..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda trafiku. Masat janë rezultat i përkushtimit të ministrit Georgi Georgiev ndaj prindërve, fëmijët e të..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në..