Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi në sallën plenare se gjendja me zjarret është e rëndë, por për momentin nuk kemi nevojë për ndihmë shtesë. “Mekanizmi ndërkombëtar për mbrojtjen civile në kuadër të Bashkimit Evropian është plotësisht i mjaftueshëm”, shtoi ai.
Në vendin tonë ka një shtab operacional për zjarret, i cili vlerëson se kur duhet aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së dhe kur kërkohet ndihmë nga një vend tjetër anëtar, tha kryeministri. Sipas tij, falë zjarrfikësve tanë, personelit ushtarak, zyrtarëve të pyjeve dhe vullnetarëve, ne përballemi relativisht shpejt me shpërthimet е zjarreve. Megjithatë, ai pranoi se nuk ka asnjë vend që mund të ketë sukses me forcat e veta në një situatë të tillë.
Dimitër Gllavçev siguroi se shtabi ynë operativ është në koordinim me autoritetet në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, ku gjithashtu ka zjarre.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..