Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avionët francezë tashmë po shuajnë zjarrin përgjatë kufirit bullgaro-grek

Foto: BTA

Shtrirja e zjarrit përgjatë kufirit bullgaro-grek është rritur gjatë natës. Zjarri kapërceu pastrimin mbrojtës në 2 vende në territorin bullgar, por u vu nën kontroll, njoftuan autoritetet. Të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe po dërgojnë njerëzit drejt flakës pasi era e fortë vazhdon të përkeqësojë situatën në kreshtën e malit Sllavjanka në rezervatin natyror Ali Botush.

Prej më shumë se 10 ditësh, ekipet në të dyja anët e brazdës nuk kanë mundur të përballen me flakët. Për shkak të rrezikut të shpërthimit të minave, zjarri mund të shuhet vetëm nga ajri. Dy avionë francezë morën pjesë në shuarjen e zjarrit që në mbrëmjen e së hënës, njoftoi ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov në Facebook. Avionët francezë zjarrfikës shoqërohen edhe me një të tretë për zbulim. “Shpreh mirënjohjen time për reagimin e shpejtë të ekipeve franceze”, ka shkruar ministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shell do të eksplorojë për naftë dhe gaz në bregun bullgar të Detit të Zi

Në prani të kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministri i energjisë Zheço Stankov dhe Vanja Ivançeva, menaxhere e Shell Exploration and Production, nënshkruan një kontratë për eksplorim nga ana e kompanisë të pranisë së naftës dhe gazit në zonën..

botuar më 25-04-15 12.41.MD
Kallojan Geshev

Kallojan Geshev u bë kampion bote në aritmetikë mendore për të katërtën herë

Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e katërt botëror. Më 13 prill u mbajt finalja e Kampionatit Botëror të Aritmetikës Mendore – Online...

botuar më 25-04-15 9.21.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët lindore-juglindore, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 25-04-14 7.40.MD