Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenca nuk është përgjegjëse për mungesën e një ambasadori bullgar në Kiev

Foto: BGNES

Përgjigja e pyetjes se pse nuk ka përfunduar procedura për emërimin e kandidatit të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për ambasador të Bullgarisë në Ukrainë, duhet kërkuar nga ministria. Këtë e theksojnë nga zyra e shtypit e presidentit Rumen Radev në lidhje me pretendimet se kreu i shtetit refuzoi të emërojë Nikollaj Nençev në këtë post në verën e vitit 2023.

Presidenca saktëson se në tetor të vitit 2023, ministrja jonë e jashtme Maria Gabriel propozoi që misioni ynë në Kiev, ku nuk kemi pasur ambasador që nga fillimi i luftës, të drejtohej nga Petër Tanev, i cili ishte këshilltar në ambasadën tonë. Një vendim për këtë u mor nga Këshilli i Ministrave, por nuk u dërgua në Presidencë për nxjerrjen e dekretit presidencial, siç e kërkon procedura.

Ish-ministri i mbrojtjes Nikolaj Nençev do të jetë drejtues i përkohshëm i Ambasadës Bullgare në Ukrainë. Ky vendim u mor nga qeveria e përkohshme për t'i dhënë fund ngërçit më shumë se një vjeçar midis Këshillit të Ministrave dhe Presidentit Rumen Radev për dërgimin e diplomatit të parë në Kiev. Ambasada bullgare mbeti zyrtarisht pa ambasador në prill të vitit 2023, njoftoi BTA.

"E gjithë kjo histori është shumë e trishtueshme. Është një simptomë e shtetësisë së dobët dhe në periudhën më të vështirë të mundshme pas Luftës së Dytë Botërore, lidhur me sigurinë dhe rendin ndërkombëtar," komentoi për BNR ish-ministri i mbrojtjes Velizar Shallamanov. Sipas tij, në këtë rast ka një dominim të marrëdhënieve personale dhe një kundërshtim të ashpër mes institucioneve për çështje thelbësore. “Ka shumë mundësi që personi i propozuar në këtë post të rezultojë i papranueshëm për palën ukrainase”, sugjeroi Shallamanov.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ligji i përkohshëm i buxhetit u miratua në lexim të parë

Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..

botuar më 25-01-09 3.43.MD

Në lexim të parë: Kisha Ortodokse Bullgare është kisha e vetme përfaqësuese e Ortodoksisë Lindore në vendin tonë

Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..

botuar më 25-01-09 2.52.MD

Sindikatat dhe biznesi do të protestojnë për çmimin e energjisë elektrike industriale

Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..

botuar më 25-01-09 1.18.MD