Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Spanja po dërgon dy avionë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve

Foto: BTA

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Spanja njoftoi se do të dërgojë dy avionë, secili me një kapacitet prej rreth 6 tonësh, për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në vendin tonë. Ka gjasa që avionet të mund të përfshihen në shuarjen e zjarreve që nga dita e shtunë, tha ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Ai ndodhet ende në zonën e fshatrave të qytetit Jamboll, ku situata e zjarrit mbetet dinamike. “Filluam të kufizojmë një nga frontet, por temperatura mbetet e lartë dhe ka erëra të forta. Vende-vende zjarri është ende në kulmin e tij, gjë që na e vështirëson. Për këtë arsye sot po punojmë këtu me 4 helikopterë – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të atyre të dërguar nga Çekia”, tha Stojanov.

Në një nga frontet e zjarrit që përfshiu fshatrat Krajnovo, Stranxha, Goljam Derventin dhe Voden, Ministria e Punëve të Brendshme po punon së bashku me kolegët e saj nga Turqia. “Nuk ka asnjë rrezik për njerëzit, ka shumë teknikë”, tha ministri dhe shprehu besimin se përpjekjet e përbashkëta do të çojnë në kontrollin gradual të zjarreve. Në rajonin e qytetit Jambol filloi të bjerë shi gjatë orës së fundit. Edhe në Komunën Boljarovo presin të bjerë shi mbi vendet ku flakëron zjarri për të katërtën ditë. Komuna Boljarovo shpalli një fushatë donacionesh për të dëmtuarit nga zjarret, njoftoi qendra komunale për shtyp. Kryetari i komunës, Hristo Hristov, falënderoi për ndihmën kolegëve të tij nga komunat Ellhovo dhe Tunxha, valiut të qytetit të Edrenesë, zjarrfikësve, fermerëve, zyrtarëve pyjorë që morën pjesë në shuarjen e zjarrit, si dhe qytetarëve të cilët telefonuan për të shprehur keqardhjen e tyre.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gardistët do të marrin shpërblime shtesë

Nga dita e sotme, ushtarakët e njësisë së Gardës Kombëtare do të marrin një shpërblim mujor shtesë në shumën 200 leva (rreth 100 euro) në përgatitjen e mbajtjes së ceremonive zyrtare dhe ritualeve ushtarake, duket qartë nga një urdhëresë e shpallur në..

botuar më 25-01-07 11.39.PD

Në Aeroportin e Sofjes është duke u instaluar një sistem për trajtimin e 2400 bagazheve në orë

Pajisjet e reja do të sigurojnë trajtim edhe më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të bagazheve në Aeroportin e Sofjes, njoftoi Aeroporti i Kryeqytetit. Teknologjia tashmë është dorëzuar dhe po bëhen përgatitjet për instalimin e saj. Sistemi ka..

botuar më 25-01-07 9.56.PD
Shërbim përkujtimor në Sofje për nderim të viktimave të

80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme"

Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe keqtrajtimi i mijëra bullgarëve për shkak të identitetit të tyre bullgar. Gjakderdhja u përgatit me..

botuar më 25-01-07 4.30.PD