Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Foto: BTA-arkiv

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan performancat e saksofonistes Galateja Mutafova, këngëtares Kristina Zheçkova dhe Eliya & Live Band.


Në mbrëmjen e dytë banorët dhe mysafirët e fshatit të Detit të Zi do të mund të dëgjojnë performancat e këngëtares dhe aktores Volena Apostollova, e cila përveçse ka një karriere muzikore në xhaz, merr pjesë edhe në muzikalet e Operës Shtetërore në Varna. Pas saj në skenë do të ngjitet prof. Veselin Kojçev - Trio, e njohur në mesin e dashamirëve të muzikës pop dhe xhaz, së bashku me vajzën e tij Svetlina. Titullarët e mbrëmjes do të jenë muzikantët e grupit “Kerana dhe Kozmonautët”

Oganizator i festivalit është bashkia e Kavarnës, raporton BTA.

Përpiloi: Darina Grigorova

Foto: BTA, Bashkia e Kavarnës

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD