Më 21 korrik hapet në Lisbonë Kampionati Evropian për Persona të Transplantuar dhe Dializuar. Deri më 28 korrik, përfaqësues nga 28 vende do të festojnë fitoren e jetës mbi vdekjen, sepse një "po" mund të shpëtojë deri në tetë jetë njerëzish. Gjithsej 15 janë disiplinat në të cilat atletët e transplantuar nga e gjithë Evropa do të tregojnë se mund të kenë një jetë aktive.
Garuesit tanë janë marrës të zemrës, mushkërive, veshkave dhe njëri prej tyre ka një transplant zemre dhe veshke.
Një nga garuesit është edhe kolegja jonë në Radion Kombëtare Bullgare Natalija Maeva. Ajo është kryeredaktore e "Lajme, arsim, kulturë" në programin "Hristo Botev". Mesazhi i saj është se ngjarja në Lisbonë do të jetë "një festë e fituesve të betejës më të rëndësishme, asaj të jetës sonë".
Pjesëmarrja e skuadrës bullgare realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, sipas një projekti të Federatës Bullgare të Badmintonit, si dhe përmes sponsorëve dhe fondeve personale.
Historia e Lojërave Evropiane të Transplantimit të Zemrës dhe Mushkërive daton në vitin 1989, kur Shoqata Kombëtare Holandeze e Transplantimit të Zemrës organizoi një konkurs miqësor që përfshin një numër të vogël vendesh. Kampionati evropian sportiv për pacientët e transplantuar dhe të dializuar u mbajt për herë të parë në Athinë në vitin 2000.
Mund të njiheni me të gjithë garuesit bullgarë në Lisbonë në fotogalerinë poshtë botimit.
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..