Agjencia e Asistencës Sociale krijoi shumë shpejt një organizatë për të ofruar mbështetje për familjet e dëmtuara nga zjarret në vend, njoftoi qendra për shtyp e agjencisë. Punonjësit social pranojnë aplikime në vend për ndihmë një herë për të mbuluar nevojat jetike të rastësishme, shuma maksimale e së cilës është 1578 leva (rreth 800 euro). Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivajllo Ivanov njoftoi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Dimitër Gllavçev dhe Ministrin e Punëve të Brendshme Kalin Stojanov në fshatin Otec Paisievo të Plovdivit, se përveç ndihmës nga Agjencia në fjalë, familjet mund të aplikojnë në komunën përkatëse për ndihmë deri në 2500 leva (1250 euro) nga Fondi i Mbrojtjes Sociale i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Përveç kësaj, njerëzit do të mund të aplikojnë për ndihmë në fondin e Komisionit Ndërinstitucional për Rimëkëmbje dhe Ndihmë pranë Këshillit të Ministrave, sqaroi ministri Ivajllo Ivanov.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..