Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan njohuritë e tyre me 320 nxënës nga 80 vende. Medaljen e artë e fitoi Viktor Lillov (klasa e 12-të në Gjimnazin Matematikor të Sofjes), i cili u rendit i 9-ti në botë ndër nxënësit më të mirë në biologji, njoftoi Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Sivjet Viktori tashmë fitoi një medalje të artë nga Konkursi Ndërkombëtar i Kimisë Mendeleev, gjë që e bëri atë nxënësin e parë bullgar që fitoi nderime në të njëjtën kohë nga dy turnetë më të fortë ndërkombëtarë në biologji dhe kimi.
Deri më tani, nga të gjitha edicionet e Olimpiadës Ndërkombëtare të Biologjisë, nxënësit bullgarë kanë fituar gjithsej 81 medalje - 10 medalje ari, 17 argjendi dhe 54 bronzi.
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një..