Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi Kombëtaren Bullgare të Volejbollit për femra nën 18 vjeç me Pllakë Nderi të Presidentit. Çmimi është për meritat e shquara në zhvillimin e sportit bullgar dhe fitimin e vendit të parë në Kampionatin Evropian të Volejbollit për femra nën 18 vjeç. Në ceremoni morën pjesë trajnerja e lartë e skuadrës, Antonina Zetova dhe presidenti i Federatës Bullgare të Volejbollit, Ljubomir Ganev.
“Ju jeni një dëshmi e gjallë se Bullgaria ka dhe do të vazhdojë të ketë vajzat e saj të arta dhe jo vetëm në gjimnastikë ritmike, por edhe në volejboll, të cilat e duam të gjithë ne. Ju jeni mishërimi i forcës së shpirtit të paepur bullgar dhe vullnetit për të fituar”, tha presidenti. Ai kujtoi se një vit më parë, ekipi i volejbollit për meshkuj, i cili fitoi medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Bahreinit, ishte në Sallën e Stemës.Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..