Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), kërkon që në buxhetin e vitit 2025 të përfshihet një rritje prej 10% e të gjitha pagave. Sipas llogaritjeve të sindikatës, kjo do të kushtojë pak më pak se 900 milionë euro, tha kryetari i sindikatës Pllamen Dimitrov. Tashmë u zhvillua një bisedë paraprake me ministrin e financave. “E informuam ministrin e financave për atë që na nevojitet, që fillimisht të përfundojmë buxhetin e vitit 2024 sipas planit dhe të përfshijë pagesat sektoriale që mungojnë deri më tani”, tha Dimitrov. Ai shtoi se mori garancinë se fondet do të jenë në dispozicion. Sindikatat kërkojnë që të ardhurat në vend të fillojnë të llogariten sipas të ashtuquajturës paga e jetesës, e cila përcakton të ardhurat që i nevojiten një familjeje për të plotësuar nevojat e saj bazë. Sindikata do të insistojë për rritjen reale të pagave edhe në sektorin privat.
Pomorie, Varna dhe Sofja përfaqësojnë vendin tonë në stendën bullgare gjatë ekspozitës ndërkombëtare turistike International French Travel Market (IFTM) TopResa 2024, me pesë kompani të tjera turistike. Pjesëmarrja bullgare në forumin, i cili..
Garat tradicionale të kuajve dhe luftimet popullore mbledhin sportdashës të shtunën në Isperih. Kalorësit dhe kuajt nga pjesë të ndryshme do të garojnë në garat me kuaj pranë qytetit, si dhe në gara të tjera në stadiumin e vjetër të qytetit...
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme ditën e shtunë. Do të bie shi në Bullgarinë Lindore, në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe në rajonet malore. Pasdite reshjet do të ndërpriten, vranësirat do të fillojnë të çahen, ndërsa në mbrëmje do të..
Gjatë natës nga perëndimi në lindje reshjet e shiut do të ndalen dhe vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen. Ditën e enjte do të mbajë..
Makina klasike të nivelit të lartë të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes janë ekspozuar që nga sot deri më 15 shtator në Muzeun Historik Kombëtar...
Që nga 11 shtatori është aktivizuar aplikacioni elektronik për votim jashtë vendit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, transmeton..