Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dogan kërkoi dorëheqjen e Peevskit dhe të mbështetësve të tij në DPS

Ahmed Dogan (majtas) dhe Deljan Peevski
Foto: BGNES

Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga Lëvizja. Arsyet janë: mosrespektimi sistematik i Rregullores së DPS-së; shkelja e rëndë e vendimeve të Konferencës së fundit Kombëtare të DPS-së; qëndrimi brutal ndaj anëtarëve të organeve qendrore të qeverisjes, ndaj deputetëve të DPS-së, ndaj strukturave rajonale dhe bashkiake. “Një psikozë frike është krijuar qëllimisht për jetën, punën dhe pronën e njerëzve. Askush nuk mund të vjedhë apo përvetësojë DPS-në”, tha Dogan.

Vlerësimet e dhëna janë të paarsyeshme, dhe kërkesa për dorëheqje është në kundërshtim me Rregulloren e DPS-së, u përgjigj Peevski. “Ahmed Dogan dhe unë e njohim njëri-tjetrin shumë mirë dhe të dy e dimë se cila është e vërteta. Askush nuk mund ta ndalë Fillimin e Ri”, ka shkruar gjithashtu Peevski.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetozar Tomov

719 qendra votimi në 57 shtete për zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit

Sot skadon afati për formimin e seksioneve zgjedhore me urdhër të shefave të misioneve diplomatike dhe konsullore në mbarë botën dhe ky afat do të respektohet, theksoi në një konferencë për shtypin Cvetozar Tomov nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 719..

botuar më 24-10-08 4.26.MD
Ljudmilla Petkova

Struktura e kredisë së ardhshme për Ukrainën duhet ta lejojë atë ta përdorë atë sipas nevojave të saj

Në takimin e rregullt të Këshillit të Bashkimit Evropian për Çështje Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) në Luksemburg, Bullgarinë e përfaqësoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e financave, Ljudmilla Petkova. Ndër temat e diskutuara ishin pasojat..

botuar më 24-10-08 4.17.MD
Nasri Halil Abu Xhaish

Palestina do të negociojë me “Hamasin” për lirimin e marinarëve bullgarë nga “Galaxy Leader”

Çështja e lirimit të dy marinarëve bullgarë që janë peng të hutëve jemenas do të ngrihet në një takim në Kajro. Këtë e bëri të ditur ambasadori i sapoemëruar palestinez Nasri Halil Abu Xhaish. Detarët bullgarë, pjesë e ekuipazhit të “Galaxy Leader”,..

botuar më 24-10-08 3.38.MD