Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së, Deljan Peevski, në lidhje me mbështetjen e kërkuar për formimin e kabinetit me mandatin e dytë. Në përgjigjen e socialistëve, të nënshkruar dhe dërguar nga kryetari i grupit parlamentar të “BSP për Bullgarinë”, Borisllav Gucanov, thuhet se partia ka vendosur që grupi parlamentar të mos marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë me dy mandatet e para, por Grupi Parlamentar i BSP-së mendon se mund të gjendet rrugëdalje me mandatin e tretë. BSP thekson gjithashtu se "procedura jep kohë për të diskutuar prioritetet për zhvillimin e Bullgarisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve bullgarë. Grupi Parlamentar i BSP-së beson se kjo është dalja nga kriza politike dhe rruga për stabilizimin e vendit”.
Më herët gjatë ditës së sotme, GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) kanë dërguar përgjigje ndaj ftesës së DPS-së, duke refuzuar të bisedojnë dhe të mbështesin një qeveri me një mandat të dytë.
“Më 6 shtator 1885, Bullgaria tregoi se nuk mund të ketë një kufi të përcaktuar artificialisht mes bullgarëve. Sot ne përpiqemi për heqjen e këtij të fundit, e cila na ndan artificialisht nga Bashkimi Evropian. Të bashkuar do t'ia dalim!”, shkroi..
Festimet me rastin e 139-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore dhe festës së Plovdivit filluan me lutjen solemne në kishën katedrale “Shën Nëna e Zotit”, të drejtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj. U bënë..
Ekspozita "Bashkimi - ngjarje dhe personalitete", e vendosur në Muzeun "Rilindja dhe Kuvendi i Madh Popullor" në qytetin Veliko Tërnovo, paraqes dokumente dhe fotografi origjinale nga koleksionet e Bibliotekës Kombëtare "Shenjtor Kirill dhe Metodij"..
Në Çiprovci tashmë është duke u ngritur një monument të revolucionarit Vasill Levski . Ai iu dhurua komunës nga onkologu dhe patriot bullgar..
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme ditën e shtunë. Do të bie shi në Bullgarinë Lindore, në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe në rajonet malore...
“Më 6 shtator 1885, Bullgaria tregoi se nuk mund të ketë një kufi të përcaktuar artificialisht mes bullgarëve. Sot ne përpiqemi për heqjen e këtij të..